Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Rrëfimi i Diellit

Gjelina Maçi Keci-Rrëfimi i Diellit

Rrëfimi i Diellit
E pashë hënën e re kur u rrëzua për tokë,
Yjet mbetën bonjakë e nga syri rridhnin lot,
O Zot po tani ç’më duhet më kjo botë,
Kur pa hënën gjithçka është e kotë?


Mbeta në dhembje nën një tis resh në prag,
Gjysma e hënës ishte e plagosur, e tretur,
Bashkë me ëndrrat aty thurova një varg,
Ajo eliksir jete është gjysma ime mbetur.


Natë e errët kish yje të venitur në dritë,
Dita nuk shkëlqente si më parë,
Qaja fshehurazi se më dhembte në shpirt,
Se hënën gjithnjë doja ta kisha pranë

.
Jo, jo thosha me vete dhe me zemër u betova,
Nuk do lejoj që natës kurrsesi t’i ikë magjia,
Kur n’eklips të fshehtë hënës ju afrova,
U puthëm zjarrmueshëm e ndodhi mrekullia.


O ç’shikova spektakël në qiell atë natë,
Hëna plot me yjet vallëzonte e dashuruar,
Ndriste si përpara bukur dhe e ëmbël mjaltë,
E pra unë dielli me dashuri e kisha shëruar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT