Monday, March 16, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-SI NË ATDHE TI S`VJEN ASKUND

Gjelina Maçi Keci-SI NË ATDHE TI S`VJEN ASKUND

Mozaik të blertë
në shtratin e shpirtit shtron
e kundron qiellin me yje
kur prehërit tënd bien.

Frymon buzëve të prushta të diellit,
çelin sythet, bisqet, lulet
e borën shkrin.

Përqafuar blerimin
hap shtigjet lumenjve,
e ujëvarave lahesh;
lëndinave derdh artin tënd,
gjaku të vlon dejesh.

Si në atdhe ti s’çel askund,
me ninulla gjijve të hanës rritesh,
në shtrat të detit përkundesh,
ndjell zogjtë tuj t’ këndu,
bjeshkësh parfumon zanat, krojeve,
e dëshirash përpëlitesh.

Të dua;
por lulet e tua mos m’i shkund, në të tjera vende.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT