Friday, April 3, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-ZOTI IM

Gjelina Maçi Keci-ZOTI IM

Dhe pranvera ka shpërthyer
Nëpër fusha, brinja, mal e vërri,
Ta dish mirë të kam gënjyer,
Se më ka zhuritur malli për ty.

Maje bjeshkësh bora shkrin,
Si muzikë krojet gurgullojnë,
Gjithfarë lulesh livalleve mbijnë,
Zana e ora kodrës detit lodrojnë.

Po të pres si diell pas dimri,
I vetmi klorofil për sytë e mi,
Edhe ngjyrën ndryshon shpirti,
Sa herë të thirri në ëndërr ty.

Ikin hijet, marrin arratinë,
Dhe errësira shpellave fshihet,
Zoti im në këtë botë agim drite,
Me ty shpresa kurrë nuk thyhet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT