Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeGjenden mbetje mortore në Prekaz, dyshohet të jenë të personave të zhdukur

Gjenden mbetje mortore në Prekaz, dyshohet të jenë të personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se kanë hasur në mbetje mortore gjatë gërmimeve në varrezat e fshatit Prekaz të Skenderajt.

Në njoftim thuhet se mbetjet mortore mund te jenë të viktimave në listën e personave të zhdukur.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se gërmimet po vazhdojnë ende dhe se pas rezultateve të ADN-së do të njoftohet për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT