Një person është gjetur i pajetë sot në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
Ai tha se sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë gjendet një person pa shenja jete.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Pllana.
