Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj -Brengë jete!

Gjeorgjina Kapaj -Brengë jete!

Sa çudira ka kjo botë.
Sa brenga ka njerëzimi
Sa sëmundje nëpër botë
Po rënkon përmes lëngimi

Sa çudi që ka kjo jetë
Po vdes foshnja nga uria
Vajza, gra po mbahen peng
Paska ardhur ligësia

Sa çudira po dëgjojmë
Sa na duken si përrrallë
Pse moj botë po lëngon
Mos ka ardhur kohë e prapë???

Janë ca vepra që të vrasin
Zemrën dysh po na copëtojnë
Për drejtësinë po thërrasim
Fjalat jo s’na i dëgjojnë

Fjalët vijnë stuhi dhe erë
Mjaft sëmundja kanë ardhur
Ca thonë grip ca thonë kolerë
Faqja botës I ka plasur

Pleqtë vuajnë vetminë
Nuk e dimë kush është përballë
Njeriu nuk do njerinë
Bëjnë gomar mashkullin me barrë

Me gjitonin që ke pranë
S’di kush është si e ka emrin
Nuk na zë gjumi çdonatë
Nga hajduti, krimineli

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT