Monday, December 22, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj -Gëzim krishtlindjesh

Gjeorgjina Kapaj -Gëzim krishtlindjesh

Festë e madhe me tradita shekullore
feston bota mbarë në përjetësi

popujt e presin me dritë madhështore
Në mes dimri vjen pranvera në shtëpi.

Mbushur rrugët gjithë stoli e me drita.
Tollombacet ngjyra ngjyra fluturojnë

Pemë të mëdha në shtëpi dhe rrugica
Sikur lulet në pran verë filizojnë

Çdo ditë në altar shkojnë me qetësi e dëshirë
Të jemi besimtare të urtë pa mëkate

Bashkë këndojmë në ditën me shenjtëri
Sikur hapim portën me gjithë kanate.

Ajo portë është portë e madhe e bekuar.
O, sa e duam këtë festë kaq paqësore

Falen zënkat, mërirat që na kanë grackuar
Se zoti është një për fjalën vëllazërore.

Në pemën e Vitit të Ri llampat vezullojnë
dhuratat e shumta ndërrojnë kudo duar

Mbi tryeza ëmbëlsirat në radhë qëndrojnë
Presim 25 Dhjetorin me këngë e valle të gëzuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT