Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj -Kur na vijnë Festat e Nëntorit

Gjeorgjina Kapaj -Kur na vijnë Festat e Nëntorit

Po festojmë dy festa gëzojnë mijëra pragje
Po buçasin zemrat po gëzojnë dhe malet.

Këto festa i kujtoj me kaq nostalgji
Kur vinte nëntori ndjeja krenari.
Ismail Qemali e bëri vetë historinë
Ishin si sorkadh mali sypishë e pa frikë.

Ata s’menduan kurrë për veten a për rini
Donin ta çlironin të mos kishte robëri
Të hapeshin shkollat shqipe të edukonin fëmijët
Mblodhi trimat nga Kosova që kishin ushtri.

Isa Boletini me shokë hipën kuajve me shalë
U nisën për në Vlorë me flamurin si gjak.
Pritën sa të vinte armata nga Prizreni
Nga gëzimi i madh u tund mbarë vendi

Trimat ngritën në troje flamurin e shenjtë
Ia vunë shkabën dykrenare në mes.
Në male trimat shqiptare dhanë jetën për liri
Gjaku i tyre na solli qetësi e lumturi.

Më 29 Nëntor u shkrua me gërma ari historia
U çlirua Shqipëria u hap lajmi erdhi e bukura liria
Ishin djem e vajza zemërzjarrtë kapedanë
Kjo ditë kaq e pritur zemrat i bëri zjarr

Festoi e gjthë Shqipëria rinia doli në ballë
Ishin trima të rrallë nuk bënë luftë me fjalë
Këto ditë do t’i festojnë edhe pasardhësit tanë
Janë data nderi të shkruara me gjak në ballë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT