Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj -Vlorë moj, qytet me vlera

Gjeorgjina Kapaj -Vlorë moj, qytet me vlera

Vlora ime me shumë vlerë ti ke shkruar histori
Me djem e vajza levendë dhanë jetë për Shqipëri.

Patriote zemërçeliku gjakun derdhën porsi lumë.
Nuk u tremëbën nga armiku pushka nuk e varën kurrë.

S’hodhe jo, vellot e zeza. Linde djem për jataganë.
Luftuan nëpër beteja si të ishin flamurtarë

Ne kujtojmë Ismail Qemali që flamurin na e ngriti.
Përtërijmë idealin ku gëzohet shqiptarizmi.

Ngriti flamurin kuqëlimë me shqiponjën dykrenare
E krenuan Dardaninë nëpër fusha, nëpër male

Këtu erdhi Isa trimi kuajt ecnin shteg më shteg
Luftëtarët lajmin sillnin Shqipëria donte jetë

O Nëntori madhështor na sjell festën e Flamurit.
O ky truall arbëror po gëzon zemrën e burrit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT