Ranë, do riga shiu, sa u niva n’vetmi
n’Ty m’mori malli, e t’njeva fellë n’mue
mu trazue shpirti, t’njeva e t’deshta n’gji
me t’pa ty dashni, malli n’Ty mka mlue
m’erdh buzgazi yt, m’zdriti si ni rreze
buztë tua t’mjalta, t’prushta m’janë diftue
era jote n’lule, e nieme n’lule dredhze
n”frymë t’jetes t’kam nije, kurrë smuj met harrue
fellë n’gji t’kam ermirë, ty moj lulë jete
me Ty frymoj n’jetë, t’nij n’frymen hyjnore,
kjo njenja per Ty, ermirë n’jetë n’dashni
Ty n’dashni t’nij n’shpirt, t’due dej n’perjetni
