Në orët e hershme të mëngjesit, një qytetar në Prishtinë në rrugën “Tringë Smajli”, ka gjetur një portofol me 2 mijë e 120 euro, dhe disa dokumente.
Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Prishtinë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë e ka falënderuar qytetarin për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.
