Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritGjon Marku-Kujt t’ia lejmë vorret

Gjon Marku-Kujt t’ia lejmë vorret

Atje ku thonë ka zana e shtojzovalle
Tani hapet plage që s’ka shërim
Heshtin kullat e gurta lart ndër male
Djemtë, rendin e ikin larg në mërgim


Një plaku me shpirtin plagosur
Që djalin e ka në dhe të huaj
Shpirtin e tij e ka në të sosur
Në vetmi me hijen e tij nis të luaj


Erdhi i biri deshi ta ngejë peshë
Atje ku kishte shkuar të merrt plakun
Do keshë të hashë, të pish, të flesh
Lere kullën se prekë kush sokakun


Pranë kullës që hesht e nuk bzanë
Ai plak thua bisedon me orët
Babë hajde ikim të lutem aman
Plaku pyet t’birë kujtë t’ia lejmë vorret?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT