Sunday, November 16, 2025
BallinaVitrina e libritGjyste Dajani -GJYSMA ZEMRES NẼ KURBET

Gjyste Dajani -GJYSMA ZEMRES NẼ KURBET

Sonte nuk kam fjetur mirẽ,
Mendja larg mua m’ka tretẽ,
Gjithçka m’duket si errẽsirẽ,
Iku larg atje n’kurbet!

Gjithmonẽ e largoj vetminë,
Dhe pse fẽmijẽt, janẽ nẽ kurbet,
Zemëra jonẽ pranë tyre rrinẽ,
Bẽjẽ herẽ mbas here muhabet!

Ne mendojmẽ se u mẽsuam,
Asnjiherē nuk mēsohet zemra,
Veç çdo ditē u torturuam,
Gjithmonẽ nẽ kurbet shkon mendja!

Pērtej detit e oqeanit,
N’Amerikẽ shkon mendja shkretẽ,
Dhe pērherē çdo zemer nane,
Rreh pēr fẽmijẽt nẽ kurbet!

Si zgalem e kemi zemren,
Mẽ tẽ fortẽ se guri n’shkrep
Tẽ trazuar gjithmonē mẽndjen,
Pẽr fẽmijẽt në kurbet!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT