KËSULA e BARDHË
Eci rruges krejt e qetë,
Takoj t’aferm, miq e shokë,
Shumë përshtypje po më bënë,
Një i ri me kësulë në kokë!
.
Menjëherë Lalen, m’kujton,
S’ishte i vetmi ai atëherë,
Plisi n’kokë ju vezullon,
Njerëz si ai, kishte çdo derë!
.
Është njerëzore që këto vite,
T’mbashë në kokë qeleshe t’bardhë,
Kurrë në jetë s’duhen harruar,
T’parët prej, nga kemi ardhë.
.
Kësula n’kokë të fisnikron,
Të tregon prej nga ke ardhë,
Ajo fare nuk t’rëndon,
Veç se faqen ty ta zbardhë!
.
Kurrë kësulen mos e hiq,
Ajo tregon veç fisnikëri,
Jep ti pra, shembull në fis,
N’burra pleq dhe djem të ri!
.
Jemi popull i veçantë,
Jemi t’ndryshem nga gjithë bota,
N’kokë vendosim një copë diell,
Sikur hap krahët shqiponja!
