Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritGjyste Dajani-PĒRMBYTJA

Gjyste Dajani-PĒRMBYTJA

Uji fillon tē flasẽ “sinqerisht”
Zëri i ndërgjegjes me halle,
Uji nuk vjen krejt rastẽsisht,
E padrejta quhet “normale”!

Ne si popull dhe si shtet,
Kur lumejt futen tek shtẽpia,
Në mëkate zhytemi komplet,
Mbytet e gjithě përgjegjësia!

Korrupsionit i jemi dorzuar,
Uji nuk pyet se cilin votove,
E vërteta është e mbuluar,
Tregon çfarë loje lejove!

Mesazhi anashkalohet,
Kur e verteta nuk flet,
Asnjẽherẽ drejtẽ nuk votohet,
Flet toka bashkẽ me lumejt!

Ujin në sipërfaqe si përmbytje,
Nuk mund ta quajm ndëshkim,
Eshtẽ nji e kapur pẽr gryke,
Kjo, është nji thirrje për zgjim.

Me njēri tjetrin na kap inati,
Ně kēto votime kush fitoi?!
Pērsēri shqiptarit s’i eci fati,
Vetem korrupsioni na mallkoj!

Lind patjeter pyetja,
A na ka humbur fati?
Kur ndërgjegjja mbytet,
Uji del nga shtrati.

Dēgjoni o miqtë e mi,
Uji nuk është fatkeqësi.
Uji është gjykim i heshtur
I peshores drejtësi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT