Të kam motër, ndaj kokën afroma
të të them një sekret vëllazëror:
Diku larg kam një vajzë që e dua,
jam njohur me të një shtator.
Kur vendosa ti thoja: “Të dua”,
Ajo dëgjonte një këngë nga Orfeu:
“Këtej afër, imzonje, ka lundruar
gjatë kthimit ne Itakë Odiseu…”
Me ndjek mallkimi tragjik,
jam dënuar përjetë si Medea…
Të kam moter, ndaj s’ mund ta fsheh:
Dua hyjneshen e Butrintit, Dea!
