Friday, December 26, 2025
BallinaSportGuardiola tregon sekretin: Ka një arsye pse nuk jam shkarkuar asnjëherë

Guardiola tregon sekretin: Ka një arsye pse nuk jam shkarkuar asnjëherë

Ky sezon në Angli është shoqëruar me shkarkimin e shumë trajnerëve ku vetëm Chelsea ka ndryshuar tre të tillë. Të fundit që e pësuan ishin Graham Potter e Antonio Conte. Në lidhje me shkarkimet e kolegëve të tij, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola që nuk e ka provuar kurrë shkarkimin nga detyra u shpreh se atë nuk e largojnë për shkak se skuadrat e tij fitojnë shumë ndeshje.

“Po ju them një “sekret”, unë nuk shkarkohem sepse skuadrat e mia fitojnë shumë ndeshje. Përndryshe, edhe unë do të isha shkarkuar si të tjerët. Nuk është se mua nuk më shkarkojnë se kam flokët më të bukur se trajnerët e tjerë.

Në Angli, kur unë isha në moshë më të re kishin një traditë në të cilën iu besonin më shumë trajnerëve. Por, tani ka më shumë investime dhe presioni shtohet. Ndonjëherë, gjërat funksionojnë dhe ndonjëherë jo, duhet të përshtatemi”, u shpreh Guardiola.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT