Thursday, February 5, 2026
BallinaSportHadërgjonaj mbetet në Turqi, por e ndërron ekipin

Hadërgjonaj mbetet në Turqi, por e ndërron ekipin

Reprezantuesi i Kombëtares së Kosovës,  Florent Hadergjonaj pas 3 vjetësh qëndrimi ka vendosur që të largohet nga klubi turk, Kasimpasa.

Përkunder ofertave të rëndësishme qe i kishte nga klubet si Panathinaikos, AEK e Olympiacos mbrojtësi dardan ka vendosur të mbetet në Turqi.

Hadërgjonaj karrierën dëshiron ta vazhdojë te Alanyaspor ku tashmë ka arritur marrëveshje dhe sot pritet zyrtarizimi i tij, transmeton Klankosova.tv.

Të gjitha detajet e kontratës pritet të publikohen më vonë, derisa ai pritet t’i kryejë testet mjekësore.

Te klubi i ri, Alanyaspor, Hadërgjonaj do ta gjejë dhe bashkëkombasin e tij, Fidan Aliti i cili iu bashkua skuadrës gjatë kësaj vere.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT