O fatziu komb i shkretë…
Qorr ke qënë e qorr ke mbetë!
Dhe kur ndodh një dritë të ndezin,
Fryjnë stuhitë egër e tresin…!
Tundur, shkundur mbi shandanë,
Plot qirinj që dritë s’të dhanë…
Për rreth tyre, çilimiqër…
Shqyejnë sytë të shohin dritën…!
Guakër mbetën ciliminjtë,
Pranë shandanëve t’marrin dritë,
Me qirinjtë u dashuruan….
E pse kurrë, dritë s’u shquan!
Oh… i mjeri kombi im,
Ndër të gjithë trim mbi trim,
Po si vallë kurrë s’u zgjove,
Nga errësira shekullore?
Përmbi shpinë s’ke duruar,
Mizorinë ke luftuar,
Si vallë ke ranë n’dashuri,
Me tutorët qiri??
O poetë, o vjetshëtorë,
Një sy çelë e një qorr,
Cili një herë të dy sytë
Errësira na ka mbytë!
Si dashuroni shandanë,
Dhe qirinjtë që dritë s’kanë???
Ndizni vetë llampat që keni,
Dritë, ti falni këtij vendi!!!
