Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-NËN MYSHQE NJË FJALË

Hamit Majkovci-NËN MYSHQE NJË FJALË

NËN MYSHQE NJË FJALË

Heshtjes dikur një zë pati dalë,
gurit ia shkundi pluhurin,
nën myshqe një fjalë,
filloi ta lëvizte dhe murin.


Mbi mur hithat i tundte era,
i përplaste për gurë,
kohës fytyra të regjura,
që s’ditën për t’u skuqur kurrë.


Plasave të murit pluhuri vrehej,
sa herë pikat e shiut e lagnin,
në baltë ai kthehej,
për atë fjalë muret sa qanin.


Kur balta fillonte të thahej,
e plasaritej muri,
në dy pjesë ai ndahej,
drejt humnerës rrëshqiste dhe guri.


Heshtja ka kohë që flet me vetëveten,
se s’don koha ta kuptojë
nën myshqe një fjalë flet me jetën,
kornizën pa pikturë s’po mundet ta lexojë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT