Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-NJË NGJYRË MBETË GJITHNJË E NJËJTË

Hamit Majkovci-NJË NGJYRË MBETË GJITHNJË E NJËJTË

NJË NGJYRË MBETË GJITHNJË E NJËJTË

Ku rrinë mendimet e derdhura
Asaj degës së pjerrët
Te blirit me gjethe të zverdhura
S’di pse aty diçka më mbetë


Mbi një gjethe të kohës tjetër
Një ngjyrë rrinë gjithnjë e njëjtë
Shiu kur i bie strehës së vjetër
S’di pse ajo rigon veç lot


Kur qielli duket i hidhëruar
Dhe vetëtima e ndan përmes
Njërën anë flet shiu i rebeluar
Tjetrën anë flasin retë


Retë më gëzojnë shiu më lag
S’më pëlqen as e rebeluara erë
Fjalët më rrinë të heshtura në varg
Tjetër herë për t’u dhanë jetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT