Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci -PËRTYPIM TINGUJ

Hamit Majkovci -PËRTYPIM TINGUJ

Regtimë e zbehet
denesës së fjalëve
tinguj të çakorduar

Nuk po u besoj më syve as veshve
se në cilin planet
po jetojmë

Fjalët bashkëdiellojnë
hapësirave qiellore
yjeve dritëzimin ua marrin

Një milingone atje nën dhe’
piskama e fjalëve
po ia ndrydh jetën

Fjalëve aroma myk u vjenë
në togfjalëshin e vjetër
mjegull e egër

Përditë përtypim tinguj
simfonia e jetës
nuk i ka në pentagram

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT