Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritHamit Taka -DETAJE PER NJE PORTRET

Hamit Taka -DETAJE PER NJE PORTRET

Copëza qielli sytë e tu
Herë të kaltër e herë blu!
Sy gazmorë, sy të bukur
Shohin botën e padukur;
Shkëlqejnë yje xhevahirë
Në shpirt e zemër errësirë;
Dielli vetë merr shkëlqimin;
Prej tyre Zoti jep bekimin
Edhe në varrin e pamatur
Shohin ende, mbeten hapur…

Leshrat breshër përmbi supe
T’i merr era e t’i hedh tutje!
T’i mënjanon, t’i shpurpuris
Zbulon qafën si Memfris;
Ujvarë zbresin gjer te beli
Me cicërima harabeli;
I merr, i lidh, i bën gërshet
E hedh mbi zemrën e shkretë;
Fole malli janë ato
Shpirti rob mbetet ndër to!

Vetullat- krah dallandyshe
Qerpikët si hala pishe;
Kur i nxin e kur i heq
Vetëtima lënë mbi qelq;
Nga vështrimet rebelohen
Si nepërka kreshpërohen;
Kur hepohen tërë naze
Shpirtin det e grejnë tallaze

Eh, moj erë, të kam zili
Hyn pa leje në atë gji;
Me gishta loz e përkëdhel
Trëndafil i ngopur del;
Hapja pak cepin e bluzës
Sa të vë majën e buzës;
Të shuhem si vetëtima
Nëpër hone e gremina…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT