Një grua pak e zeshkët
E bukur si hark hëne
Kur ulet pranë djepit
Me dhëmbjen prej nëne:
“Ti qesh, o manar,
Në duhet dhe hënën
Nga qiejt e marr!
”
Kjo qeshje më çliron
Nga brengat dhe mundimi,
Më shkul prej vetmisë,
Plogështia dhe thëllimi!
Goja që ëmbël guguron,
Zemra mes buzëve të tua
Vetëtima drite më dërgon!
Kjo qeshja jote shpatë,
Nga shpatat më fitimtare,
Mes luleve dhe zogjve
Mbi degë e nën dritare!
Kurmi yt, fluturak,
Mes qepallash s’rri mynxyra,
Jeta si asnjë herë më shfaqet
Plot drita edhe ngjyra!
Ç’zog ngrihet gjithmonë,
Rreh krahët duke cijatur
Nga trupi yt i njomë!
Dhe ke një fluturim
Që do kaq hapësirë.
Kurmi yt – qiell pa re
Dhe ndehet në kaltërsirë!
Ah, po të mundja për pak,
Të ngjitem në zanafillën
E vrapit tënd fluturak!
Imnip, fluturo, sikur je
Lart mbi gjoksin e hënës.
Gas ti ke po s’i njeh
Mundin e vojtjen e nënës!
S’duhet të shëmbesh në baltë,
Ç’ikën dhe ç’bie përbuze!
Kokën në jetë mbaje lart!
