Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritHannie Rouweler (Holandë) – Përktheu Irma Kurti

Hannie Rouweler (Holandë) – Përktheu Irma Kurti

VJESHTË NË KOPSHT
(për viktimat e Gazës)
Dje një erë e fortë i shtyu gjethet e verdha midis
gjetheve të blerta, duke i rrotulluar në kopsht.
Vazot me lule dhe bimët u përmbysën,
era njeh vetëm forcë dhe dhunë,
sot ishte disi më e qetë.

Unë i mblodha gjethet, shumë të tjera janë ende
në pemë. Para se të mbarojë vjeshta, ato do të bien,
duke i lënë degët e zhveshura siç ndodh çdo vit.
Do të zhduken më shumë viktima sesa gjethe.
Kam shkruar më parë për numrin e njerëzve që kanë vdekur
pa shkak, praktikisht të vrarë. Atëherë, numri i tyre
ishte i barabartë me numrin e banorëve në këtë qytet,

edhe shumë të tjerë janë zhdukur nga faqja e dheut dhe pothuaj
s’i intereson askujt. Ata s’janë të afërmit, as burrat, gratë a fëmijët e tyre.
Ata janë më pak të vlefshëm se gjethet e panumërta
që ndodhen ende në pemë. Në kopshtin tim. Derisa të rrëzohen
edhe ato përfundimisht.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT