Tuesday, November 18, 2025
BallinaLajmeHaradinaj e bashkëshortja e Veselit nderojnë avokatin, Andrew Strong

Haradinaj e bashkëshortja e Veselit nderojnë avokatin, Andrew Strong

Në nderim të avokatit Andrew Strong, i cili mbrëmë papritur u nda nga jeta, sonte u ndezën qirinj pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Organizimi i cili u bë nga platforma ”Liria ka Emër”, u mbajt sonte që nga ora 18.00, dhe pjesë e tij, u pa prezent ish-kryeministri Ramush Haradinaj, përcjell klankosova.tv.

”I përjetshëm kujtimi për ty, Andrew”, shkruan Haradinaj.

Ai ndan momente nga ndezja e qirinjve, aktivitet të cilit shihet t’i jetë bashkuar edhe Violeta, bashkëshortja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku vet Andrew Strong, qe avokat i ekipit mbrojtës në rastin e Gjykatës Speciale.

Kujtojmë që Andrew Strong, qe po ashtu avokat edhe i ekipit mbrojtës, të Ramush Haradinajt në Hagë, nga akuza të cilat ishte shpallur i pafajshëm.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT