Wednesday, February 11, 2026
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-E HESHTURA

Hatip Hulaj-E HESHTURA

Gjethet nga degët kishin rënë,
errësira kishte mbuluar mëngjesin,
lotët e saj, çudi,s’u thanë,
edhe pse prej kohësh rrjedhin.

Ajo qan fatin e saj ,
se njerëzit kurrë s’e kuptuan,
edhe pse ajo,në heshtje,
me atë fat kurrë s’ishte pajtuar.

Fati ishte i tillë,
vajza ashtu trajtohej,
askush nuk e pyeste,
nëse ajo pajtohej.

Edhe zogjtë e malit
kishin ndalur këngën,
me sy të ngrirë,të heshtur,
vemendshëm përcillnin vajzën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT