Eja pranverë e bukur,eja,
eja shpejt si rrufeja,
na shkrij zemrat e ngrira,
se na mbyti urrejtja.
Eja pranverë, eja,
na sill zërin e bylbilit,
na zbut shpirtin e katilit,
se po hamë edhe mishin e njeriut.
Eja, moj stinë e bukur,
na sill pakëz dritë,
na ndriço mendjen,
se e shkatërrojmë vendin
për pakëz pozitë.
Eja më shpejt ,eja
dhe na sill gjelbërimin,
na hiq errësirën syve,
na kthjello mendimin.
Eja,stinë e bukur,
na shuaj pangopësinë,
se i hëngrëm dy shtetet tona
dhe prapë ndjejmë urinë.
