Më kujtohet që nga fëmijëria,
ishte një lis në kodër mbi shtëpia,
ku mblidheshim e gjithë rinia
mbi shtëpitë e fshatit tim.
Të veshur solemnisht dhe plot gëzim,
festohej Verëza në fshatin tim.
Thyenim vezët aty te lisi,
lis i madh, shumëvjeçar,
shumë stuhive u kishte bërë ballë,
njëjtë si populli iliro-shqiptar.
Bënim gara, dyluftim,
vezë me vezë në cakërrim,
cila nuk thyhej , ishte fitim.
Beqarët pasdite mblidhnin dushk e dëllinja,
pastrohej oxhaku dhe shtëpia,
për darkë gatuhej flija.
Një copëz futej nën jastëk,
që në ëndërr t’u dilte fat.
Të nesërmen, pa zbardhur drita,
mblidheshin në një vend e ndiznin zjarre,
vajzat këndonin me të madhe
këngë të riteve pagane.
Për çdo lagje, diku në ara apo livadhe,
bëhej gara — i kujt ishte zjarri më i madh,
ata shpalleshin fitimtarë.
Dhe në fund shkonin te kroni i fshatit,
lanin sytë me ujin e fatit,
pastaj ktheheshin në shtëpi,
pushonin pak e dilnin përsëri,
plot gëzim dhe lumturi.
