Sa shpejt u harrua lufta,
sa shpejt harrua çdo gjë,
për luftërat e të tjerëve
vajtojmë pa ia nda .
Në luftërat e “Lindjes”
ndodhën shumë krime,
por ato nuk krahasohen
me të Vendlindjes sime .
Në kampe të “Lindjes”
prisnin rend për bukë,
ishte shumë e dhimbshme,
por lufta,është luftë.
Shqiptarët tanë
janë shumë solidarë,
kritikojnë arsyeshëm
këtë gjest antihumanitar.
Por, për Kosovën e vet
shpejt kanë harruar,
të dëbuarit pa bukë ,në Bllacë ,
shumë ditë kanë qëndruar .
Ata qëndronin
në qiellin e hapur,
në shi dhe në të ftohtë
të deshur e të dathur.
Kishte njerëz të të gjithë moshave,
pleq dhe fëmijë tre javë,
të qarat e tyre me zë të shterrur
të shtinin n’dhe të gjallë.
Buka shpërndahej
me një mini traktor,
shtyheshin njerëzia
fitonte ai që ishte më i fortë..
Në kufi të Maqedonisë
qëndruan të rrethuar,
brenda në vetura
rrinin të ngujuar.
Hanin bukë bajate
që kishin marrë nga shtëpia,
në një anë policët serbë ,
tjetrën ata nga Maqedonia.
Drenicasit dhe të tjerë, gjatë ofanzivave,
shtigjeve të ngushta shkonin në male,
në borë e shi ,në qiell të hapur,
të sëmurë dhe pa ushqim fare.
Ata rrugës nga Vërmica
që shkonin në Shqipëri,
disa flinin shpatijeve të Kukësit,
disa në livadhe, disa në xhami .
Disa ecnin këmbë,
disa në bisht të qerres,
disa me karroca t’specave,
disa në lesa prej çebës .
Shumë gra e burra u dhunuan,
me mijëra u vranë e masakruan,
tjerit në varreza masive ,
si konzerva i paketuan.
Disa shqiptarë të mjerë
më thanë: “Mos ia fut kot”,
se haja dhe pija
s’iu munguan dot.
Unë mendoja gjithnjë
se këta janë harrestarë,
por këta zotëri as në TV
luftën nuk e kishin parë !
