Monday, March 23, 2026
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-KUR DASHUROHESH NË POEZI

Hatip Hulaj-KUR DASHUROHESH NË POEZI

Kur dashurohesh në poezi,
është njësoj si ajo në rini,
që s’tē lë të qetë, ngado që shkon ti.
të përcjell në gjumë ,punë dhe shtëpi.

Sa herë jam vetëm,ajo më shoqëron,
rresht pas rreshti më dikton ,
kur jam afër lumit më rrëfen për gurgullimēn
nē mal për këngën e bilbilit dhe cicërimën.

Në det për valët dhe kaltërsinë,
në fushë për gjelbërimin, lulet dhe bukurinë,
lart aty mbi ne- për yjet,diellin dhe qiellin,
hënën në forma të ndryshme,
errësirën dhe dritën, të ndara në dyshe.

Më dikton vargje të bukura për dashuri,
për lumturi , tragjedi dhe tradhti ,
për luftëra të përgjakura, pēr liri,
për urrejtje dhe xhelozi ,
për legjenda dhe histori,
për Iliri dhe Arbëri.
Unë rri- poezia m’i dikton,
unë vetëm i shkruaj në kompjuter
ose telefon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT