Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-NJË DITË NË PLAZH

Hatip Hulaj-NJË DITË NË PLAZH

I shtrirë në shezlong, nën çadër kallami,
duke i ikur rrezeve të diellit,
lart kundroj kaltërsinë e qiellit,
përballë shijoj bukurinë e detit.

Njerëzit, të gjithë me kostume plazhi,
gjysmë të veshur, gjysmë zbuluar,
disa në ujë, disa ecin bregut,
të tjerë shtrirë, të qeshur, të gëzuar.

Në plazh zhduket xhelozia,
harrohet feja edhe partia.

Valët e detit, me melodinë që krijojnë,
poetët e shkrimtarët i frymëzojnë,
ua ndezin zemrën atyre që dashurojnë,
mendjet e lodhura i qetësojnë.

Më vonë çohem, e eci bregut të detit,
shoh fëmijët duke ngritur kështjella mbretit,
peshkatarët me kallam të gjatë në dorë
presin peshkun që grepi tu ngjitet në gojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT