U hidhërua bora,
i thashë: më mërdhine,
e thirri edhe erën e fortë,
të më sjellë më shumë mundime.
U hidhërua lulja,
i thashë: pse ende nuk çel?
Është dimër, zotëri, – më tha ;
prit deri në pranverë.
U hidhërua mikja,
i thashë: pse buzët i ke fryrë?
“Je katundar,” – më tha –
“s’dua t’i shoh sytë.”
M’u hidhërua nxënësi,
i thashë: mos tymos marihuanë.
“Je i prapambetur, mësues,” – më tha ,
“kjo ndodh në gjithë dynjanë.”
M’u hidhërua hoxha,
m’u hidhërua prifti :
“Nuk na erdhe për vizitë,
së paku një ditë
he lum miku”
