Poezi e bukur, poezi me rima,
që rrjedh si uji ndër lugina.
Kur e lexon, shpirti ndien kënaqësi,
të rrahurat e zemrës porsi melodi.
Kur shkruan për lulet e vendit tënd,
për vajzat e bukura që të lënë pa mend,
për malet e larta që prekin qiellin,
për fushat, lumenjtë, detin dhe diellin.
Për qytetet e bukura e për malësi,
për opera e koncerte, dhe këngë me çifteli,
për zanat e maleve dhe për trimëri,
për djemtë trima e burrat kreshnikë,
që s’kursejnë pushkën për çdo armik,
as për armik, as për tradhtarë —
dhuratë u japin nga një plumb në ballë.
O bijtë e shqipes, të trollit të lashtë,
hapni sytë dhe bëhuni bashkë!
Udhëhiqni shtetin me ndershmëri,
mos ta braktisë vendin kjo rini.
Largohuni hajnisë dhe etjes për pozitë,
mos bashkëpunoni me asnjë armik.
Është koha e fundit për unitet ,
pa pazare me armikun për pushtet!
