Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritHatip Hulaj-XHAXHAI

Hatip Hulaj-XHAXHAI

Ishte ulur në një trup, përpara shitores,
mjekrën e kishte mbështetur në bastun,
plisin e bardhë të mbështjellë me shami,
nga kamishi dilte një tym i zi.

U gëzua kur më pa,
më rroku për qafe:
Ulu, more bir,
s’të kam parë moti, ç’ka të re nga qyteti,
a u formua parlamenti?

Xhaxha, ta lëmë politikën, se jam betuar
as me folë, as me shkruar.
Më trego ç’ka të re këndej nga fshati,
a po lodheni, a po punoni,
çdo imtësi t’ma tregonii.

Çka të them, or biri im,
livadhet s’kositen, arat s’lavrohen,
më mirë thonë: për ekologji,
rritet bari, çelin lulet — çfarë bukuri!

Dele, lopë, pula e pata,s’sheh me sy,
hapëm furrë në fshat, bukën e blejmë aty.
Edhe zogjtë janë hidhëruar, nuk cicërojnë,
ardhmërinë e fshatit e vajtojnë.

Ikën rinia, shkuan në kurbet,
shumë shtëpi të zbrazëta kanë mbetë.
Duken vetëm shqiponjat,
ato nuk e lënë vendin e vet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence