Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritHazir Luta-NATA E POETIT

Hazir Luta-NATA E POETIT

NATA E POETIT

Heshtja ime sonte
Ia shurdhon veshët
Qetësisë së natës
Lundroj me varkën e vetmisë


I flas hënës me sy
Nuk dua ta zgjoj nga ëndrra
Kam frikë se pastaj
Në vargje më pushton errësira


Nuk e trazoj botën
Le të fle në gjumë të thellë
Veç kukuvajkat rrinë pa gjumë
Aty këtu dhe ndonjë poet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT