Heshtje
Në heshtje qëndronte,
Ndoshta ishte mënyrë meditimi.
Në heshje mendonte,
A thua se u mbyt nga mjerimi.
Në heshtje e në qetësinë e tij
Dilte në rrugët e qytetit.
Në heshtje vepronte,
Për mos ti bërë zë njerëzimit.
Heshtja e tij kujdo i bën përshtypje
Mendonin se këtij i ka ikur koncepti jetësor.
Njerëzit u mernin me heshtjen e tij,
E nuk kuptonin se po vepronin gabim.
Nuk ishte i sëmurë e as në depresion.
Por ato që ia thonin për mjekim kishin nevojë.
Në heshtje ai kuptonte fytyrën e gjithësecilit ,
E ato që e donin ,bënin sikur e kuptonin.
Askush nuk e dinte që heshtja për të ishte mënyra më e mirë për të punuar pa gabime.
Arritjet e tij ishin të mëdha e këtyre që iu erdhi gjynah ia u bëri dhuratë.
