Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritHyqmet B Hasko-DASHURIA TË JEP ARSYE NË QIEJ LUMTURIE TË FLUTUROSH…

Hyqmet B Hasko-DASHURIA TË JEP ARSYE NË QIEJ LUMTURIE TË FLUTUROSH…

DASHURIA TË JEP ARSYE NË QIEJ LUMTURIE TË FLUTUROSH…
Ti erdhe nga ai shteg që nuk të prisja unë
Nuk e di si më gjete dhe erdhe pa zhurmë…
Zemrën une e kisha mbuluar me një gunë
Dashurisë i kisha thënë me ty nuk kam punë…


Dielli im i pleqërisë fshihet pas reve gri,
S’e kisha menduar që tek unë po vije ti…
Dashuria ime, dritë solle ti tek sytë e mi,
Nuk mendoj se është vetëm një rastësi…


I kisha mbyllur të gjitha kanatet e zemrës,
Çelsi i dashurisë nga mosha më kish humbur…
Por ti kishe çelsin e dritës së mendjes
Dhe erdhe tek unë me bindje të pa lëkundur.


Vështirë e pata atë fillim, zemra çeli të gjitha dyert,
Ti t’mos kishe asnjë pengesë tek jeta ime,
Zemra më keshilloj që për asgjë mos pyet,
Se një dashuri e sinqertë përherë sjell lumturime.


Dhe unë ndihem i mrekulluar më shumë se në rini,
Zoti me paska bekuar për këtë moshë,
Ka më shumë zjarr zemra, më shumë dritë sytë e mi,
Dashuria të jep arsye në qiej lumturie të fluturosh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT