Më ka mbetur në mendje një bisedë me Vath Koreshin,
në një takim kur unë i çoja vjersha për t’i botuar,
të thjeshta, të vobekta ishin me pak djell mëngjesi,
drithëroja t’i thoja se nga isha, nuk pata guxuar.
Besoj se je nga një fshat ku balta dhe pluhuri nuk mbarojnë,
fushëtirave ku hënës mbrëmjeve të veres i qesh nuri,
vjershat tuaja tek çdo shpirt lexuesi hijshëm qëndrojnë,
kanë emocion, ndotja, myku i kohës kurrë nuk i zuri
.
Këtë radhë do të botoj dy tre vjersha se mbartin fisnikëri,.
pak grurë, pak misër për magjet tona Lushnjare,
nga fusha e madhe Tërbufit dhe nga kodrat me ullinj,
kanë gëzmin e përhershëm të valleve dhe këngëve Myzeqare,
Mes lotëve të gëzimit urtësisht i thashë se jemi nga një vend,
ku toka punohet me traktor por dhe me kuaj dhe parmendë,
Myzeqarë të urtë dhe me një shpirt që përherë na dhemb,
dhe për një fije bari kur jeshilon ne bëhemi gazmendë.
Buzeqeshi dhe doren ma vuri miku im i madh Vath Koreshi,
krenar për atë vend do jemi deri në frymën e fundit, miku im,
kemi ditur të bëjmë për vete me urtësi dhe atë që s’na deshi,
Zoti na ka dhënë një vyrtyt njerzish që e përdorim për paqtim.
Ka kaluar shumë kohë, por ajo bisedë më ka mbetur në mendje,
Vathe Koreshi mbeti njeri dhe shkrimtar i çdo zemre,
por mbi gjithçka ai mbeti përherë myzeqar fisnik dhe i urtë,
sfidoj të gjitha djallëzitë dhe mbeti viozionar i butë.
Fushëtirës së grunjrave kur shetis mbrëmjeve me ledhatime,
imazhi yte më ndjek dhe fjala jote si mesazh paqetimi,
çfarë hodhe në letër mbeti mesazh dashurie pa pendime,
vepra jote udhëton në kohë pa u ndalur, drejt amëshimi…
