NE FUND TË RRUGICËS SIME
Në fund të rrugicës sime,
ka shtëpinë një mikja ime;
vështrimin hedh si pa dashur,
dhe tani që une jam plakur…
Dikur kur mosha flakëronte,
kohë e vështirë ishte për dashuri,
injoranca të poshtronte,
t’i mbyllte shtigjet për lumturi.
Ne nuk pyetëm për atë kohë,
dhe për llafet me gjëmime,
shpirti i thosh zemrës dashuro,
mos pyesni kurrë për trillime.
Ajo koh qe shumë e ngarkuar
me thashetheme bëhej një mal,
një dashuri si një lule e pa bleruar,
shuhej nga shpirtrat mercenarë.
Ajo kurr nuk e harroi zakonin,
çdo ditë të hidhte nga një trëndafil,
pa zhurmë që mos ta dëgjonin,
zemrën ia ndiqte i bukuri trill…
Tek Perëndia për dashurinë qe betuar,
kurrë nuk do të donte tjetër njeri,
zemra ime qe robëruar,
me thosh të njejtin betim bëje dhe ti.
Koha e solli që ajo të krijojnte familje,
shumë kohë nga shtëpia nuk dilte,
hidhte të embëlat vështrime…
dhe e martuar do të jem për ty në pritje.
Në fund të rrugicës sime,
është nektari i një kohe intime,
vështrimin më hedh si padashur,
kurrë nuk më tha: “Më le zemërplasur”
