UDHËTIM JETE
Një zënkë, një buzëqeshje, një këngë janë ndriçues,
si rrezet e diellit kur futen në shpellat me errësirë,
pastaj përhapen me shpejtësinë e erës pa status,
përkëdhelin fusha, pishnaja dhe lulet aromë mirë.
Shpesh udhëtova nëpër dete të qetë dhe të trazuar,
me miq të zotë që e dinin ku të çonte anija,
batica na përndoqi në shtigje vetmitare, e zemëruar
në gjokse makthi na përplaste në breg stuhia….
Nga dhimbjet e plagëve trupi humbi imunitetin,
më duhej dekada që të rikuperohej
mbeta si ata dashnorë qe lumturinë e presin
nga utopia e thellë mendja të më zgjohej.
Përsëri iu hipja anijeve me bashkëkohes të tjerë
dhe përsëri në asnjë vend nuk pata vlerë…
përveçse në tokën time me pluhur dhe baltë,
shpirti im impulsiv përherë u ndje rehat.
Shikoj që ikin përsëri e vijnë në këtë tokë të bekuar,
Të rinjë që për një farë kohe ndihen të turbulluar,
nga reklama çoroditëse në një botë të pasur
të mashtruar, kokëulur, kthehen me zemër të plasur.
Dhe shpesh me veten tonë ndihemi të përqeshur
nga cinikët që kurrë nuk na kanë dashur, nuk na duan…
që fytyra jonë, jeta jonë të ndriçojë pa reshtur
pendohemi dhe flasim me vete ku kemi gabuar.
Pas ndjekim një fjollë drite në qiellin me shtrëngatë,
Na prijnë vetetimat, na e ndriçojë agimin…
Nga pirgje kujtimi ngrihemi gjithnjë lartë
Triumfalë dhe modestë e kemi gjithmonë kthimin.
