Thursday, March 5, 2026
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-Fshatit të arrave

Hyrije Jusufi-Fshatit të arrave

FSHATIT TË ARRAVE

(ëndërra ime mbrëmë)

E vendosa ti bie përqark fshatit

këmbëzbathur betonit, fushave dhe maleve që e rrethojnë

Harlisur

mbi pend të rrëshqas pa prekur ujin

frymarrja ime derdhej bashkë me jargën e dhimbjes së ditës

për fshatin e Afërditës

planet e shtëpive të bukura i shkruaja në qoshen e zemrës së fëmijërisë

Këtu nuk jeton kush, një zë nga perdet e errëta

më tej shtëpisë së imagjinatës

një pllakatë metali gozhduar në derë

“shtëpia në shitje…”!

Rrugëtimit tim në dyluftim i delnin gurë

autokton, me thonjë

në majen e kacipupit u ngjita

i pështyva në fytyrë viteve të vrara

trup arrë gjithandej

Lumi udhëtonte me mua

përmes fshatit derdhet fushave të të mbjellurave në imagjinatë

asnjë përrua nuk çante tokë

mbyllur therrash e gjësende pa vlerë

Aty te ara e madhe nën hijen e plepave

numëronim vijat e shatit

nuk kishte jetë vullneti i jetës

dielli nuk piqte si dikur…

Më tej një zhurmë traktori që më erdhi

sikur të dëgjoja Adele

rrafshonte varre, shkulte gurë me mbishkrim

Më kaploi frika e të qenit njeri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT