Friday, April 3, 2026
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-NATA E VONA

Hyrije Jusufi-NATA E VONA

Në natën pa fund ai nuk ngopet gjumë
zbërthehet gjymtyrash
shtratit që nuk b‘za
Hynëdaljet e atyre që shkruajnë
letërkuqe me fjalë në thonjëza
djaloshit të ri
retë e hirta
i morrën dëshirën
mbeti me frymë
i fjetur përgjithmonë!

Unë nė Gëte isha hyrë e tëra
mbrëmë u pimë
rrugëve fjalësh
i huaj me Albert Kamy
njoha Parisin
më hodhën në të ftohtë e lagur pas lindjes
në borën e acarin rus
Sterio Spase vet Ana
parakohe mësova rrëshqitjen
kisha humbur fotografinë e rrugëve
hartat e shpirtit copë e grimë i gjeta
anëkënd rruzullit shkrova emrin
emrin e përvetësisë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT