Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-SËRISH...

Hyrije Jusufi-SËRISH…

Aty sërish
Në dhomën e ftohtë
Në sungjerin ,,e butë ,,
Pa zemër
Pa ëndërra
Shpresëthyer
E bukura vashë me 21 një !


Ajo më lutet
Të shkruaj vargjet
Të zbukuroj shpresën
Se një ditë do të vijë për të
Ajo nuk don të vdes
Por të mbes


Kur i flet goja
Loti rrokulliset bukur
Faqes së brishtë
Pafundësia e saj
Qërron çdo shkronjë
Syri i saj det
Sa i thellë është
Ku
E kush bart fajin
E katandisjes


Ajo
Apo ata
Që nuk njohën dëshirën
Jetë …!
Sërish aty !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT