Saturday, April 11, 2026
BallinaLajmeI dënuari me vdekje ekzekutohet pas 39 vjetësh në burg

I dënuari me vdekje ekzekutohet pas 39 vjetësh në burg

Një nga të burgosurit amerikanë më jetëgjatë në dënim me vdekje, që nga viti 1984, është planifikuar të ekzekutohet sonte në orën 18:00 me orën lokale (0.00 CET) në shtetin amerikan të Floridës.

I burgosuri Duane Owen do të marrë një injeksion vdekjeprurës në burgun Stark, raporton AP.

Në vitin 1984, Owen u dënua për vrasje të dyfishtë dhe përdhunim.

Ai fillimisht përdhunoi dhe vrau Karen Slattery, 14 vjeç, dhe më pas Georgiana Worden, 38, të dyja në Palm Beach County.

Përveç kësaj, Owen sulmoi dy gra të tjera, por ato mbijetuan.

Të katër sulmet ndodhën para ditëlindjes së 23-të të Owen, dhe ai tani është 62 vjeç.

Ai është një nga 293 personat që presin ekzekutimin në Florida.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT