Me një gol kundër Austrisë të enjten, Olivier Giroud iu afrua dukshëm Thierry Henry në listën e golashënuesve më të mirë të Francës.Qendërsulmuesi 35-vjeçar i Milanit në Stade de France shënoi golin e tij të 49-të me fanellën e kombëtares (112 paraqitje) dhe atij i duhen vetëm edhe dy gola për të arritur shifrën e sulmuesit legjendar të Barcelonës dhe Arsenalit që ka luajti 123 herë nën stemën e vendit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Giroud është ftuar dhe synon sonte dygolësh që të barazojë rekordin dhe më pas ta thyejë duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Francës.
Shumë besojnë se Giroud është një nga lojtarët më të nënvlerësuar të gjeneratës së tij.
Njerëzit nuk e vlerësojnë Olivierin derisa të luajnë me të. Ai është një sulmues tepër i kompletuar dhe askush nuk mund ta ndihmojë ekipin e tij në këtë mënyrë. Dhe kur ai nuk shënon gola, ai e bën ekipin e tij të luajë më mirë. Ai meriton shumë më tepër vlerësim”, tha Patrice Evra.
