Friday, December 26, 2025
BallinaSportI gjithë stadiumi në këmbë, Zhegrova ngjitet lart në tribuna dhe feston...

I gjithë stadiumi në këmbë, Zhegrova ngjitet lart në tribuna dhe feston me tifozët

Edon Zhegrova ishte heroi i Lilles në duelin me Clermontin, ku skuadra e yllit kosovar fitoi me rezultat 3-1. Sulmuesi i talentuar nga Kosova u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të për të dhuruar spektakël në fushë.

Zhegrova realizoi dy gola pranë rezultatit 1-1, ku fillimisht shënoi në minutën e 89-të e pastaj edhe në të 91-tën. Ishin dy gola spektakolar nga prishtinasi i cili ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit të klubit francez.

24-vjeçari duket se është një nga lojtarët e preferuar nga tifozët e Lille, të cilët e kanë ftuar pas ndeshjes në tribuna. I gjithë stadiumi ka filluar të këndojë për talentin kosovar, derisa Zhegrova dukej i emocionuar nga ajo që përjetoi nga tifozët e Lill

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT