Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeI jepet lamtumira e fundit Shemit

I jepet lamtumira e fundit Shemit

I është dhënë lamtumira e fundit Shemsi Krasniqit – Shemit, këngëtarit të njohur të grupit legjendar “Ilirët”.

Artisti shqiptar ka lënë pas dhimbje dhe trishtim te familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti artistik.

Ceremonia mortore u mbajt në Prishtinë, ku të pranishëm ishin familjarë, kolegë nga bota e muzikës, si dhe admirues të shumtë të veprës së tij, të cilët erdhën për t’i dhënë nderimet e fundit artistit që për vite me radhë kontribuoi në skenën muzikore shqiptare.

Shemi do të kujtohet si një artist i përkushtuar dhe pjesë e pandashme e grupit “Ilirët”, i cili la gjurmë të rëndësishme në historinë e muzikës shqipe.

Trashëgimia e tij artistike do të vazhdojë të jetojë përmes këngëve dhe kujtimeve që la pas.

I njëjti vdiq në moshën 64-vjeçare, gjersa siç u tha pësoi sulm në zemër.

Krasniqi duhet theksuar se të hënën u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. /telegrafi

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Sami Mulaj -A MATET ÇMENDIA

Hyrije Jusufi -SONTE

Zymer H. Haliti -NË PRITJE