O vend i shqiponjave
Bëju njëherë moj shqiperi siç ishe zonjë në lashtësi
Bijtë dhe bijat e tua dhenë e huaj të mos e lakmojnë
Shtroe sofrën e madhe sytë mos lejo të kullojnë shi
Bëju perëndi që, përrallat e botës mos na infektojnë…
Ty të kemi diell, ty të kemi yll edhe hënë
Veç me emrin tënd malet lëshojnë rrënjë
Ne veç ty të falemi nuk kemi tjetër nënë
Ty të kemi libër me të vetmen shkronjë…
E djegur, e shëmbur, për ne ke qën frymëzim
Kemi qarë e jemi rritur me emrin tënd në gojë
Syri lot sa të ka rrjedh për ne ka qën kushtrim
Ne le të vdesim kemi thënë, nëna jonë të rrojë…
