Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritIbrahim Abedini-Poeti Strugan-Natës letër i shkrova

Ibrahim Abedini-Poeti Strugan-Natës letër i shkrova

Natës letër i shkrova

I kërkova dorën e gjatë që të ma shtri
Me shpirtërat e vuajtur që unë të rri
Në një botë përrallore, pa mure, pa kufi
Me zogjtë, kafshët, ku të ket veç dashuri…


I kërkova që, lotët e shiut mos i ngri
Le të bien mbi mua por si një stuhi
Llafet e trishta era t´i kthej në melodi
Mëngjezi bashkë me dritën le t´i bëj hi…


Ngula këmbë, një krevat të më shtroj
Me vesën e saj të ftohtë të më mbuloj
Në skaj të botës ku rrëmuja të mos rroj
Mga fryma ime, tik-taku i orës të ndaloj…


Kërkova sytë si qorrit me dyllë të m´i mbuloj
Të dalldisurën erë llafazane larg të ma largoj
Nëse me dashurinë nuk do të bashkëudhëtoj
Mëngjezi copë-copë të thyer le të më zbuloj…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT